Ambasadori i radhës që u ka bërë thirrje partive për të prezantuar kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit ka qënë ai britanik, Duncan Norman.
Mesazhi është publikuar në llogarinë Twitter të z. Norman, ku mes të tjerash u shpreh se:
“Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët shqiptar të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”.
Deklarata përforcon qëndrimin e mbajtur paraditen e së enjtes nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në takimin që pati me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.