Ambasada britanike thirrje për hetimin e dhunës gjatë protestave

Nga Exit News
Ambasada britanike thirrje për hetimin e dhunës gjatë protestave

Ambasada britanike ka kërkuar hetimin e dhunës së përdorur gjatë protestave në Tiranë javët e fundit.

Përmes një postimi në Faecbook, ambasada shkruan se mbështet të drejtën e protestës në vend.

Ambasada Britanike  ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në #Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.”

Reagimi i saj erdhi një ditë pasi dhjetra artistë e aktivistë protestuan para Ministrisë së Brendshme kundër dhunës që policia ka përdorur kundër protestuesve, veçanërisht ndaj katër aktivistëve të ndaluar një ditë më parë: Ergys Mërtirit, Donald Martinit, Astrit Seranajt e Gentian Hasanit.

Protestuesit akuzuan qeverinë se po qeveris me dhunë policore dhe po shtyp të drejtat e qytetarëve me dhunë.

Të shtunën policia shoqëroi Mërtirin, Martinin, Seranajn dhe Hasanin në komisariat pa bërë të ditur arsyen.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>