Ambasada e SHBA-ve ka shprehur zhgënjimin e saj për dështimin e artitjes së një konsensusi në takimin Rama-Basha duke theksuar se gjatë takimit “qeveria shfaqi fleksibilitet, ndërsa opozita jo.”
Duke shprehur mbështetjen e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e qeverisë shqiptare për ta kaluar shqyrtimin e reformës në Kuvend, ambasada e SHBA-ve duket se u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së të braktisin qëndrimin zyrtar të partisë së tyre dhe të votojnë pro reformës së propozuar.
“Është përgjegjësia individuale e deputetëve të vendosin nëse duan ta mbajnë sistemin e tanishëm të korruptuar dhe të politizuar të drejtësisë apo të mbështesin reformën,” është shprehur ambasada, duke theksuar qëllimisht pëgjegjësinë individuale dhe jo partiake të deputetëve.
Ambasada e SHBA-ve ka ritheksuar se miratimi i reformës mbetet prioritet i SHBA-ve.