Ambasada e SHBA-ve në Tiranë kujtoi Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës.
“Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kjo datë është zgjedhur për të përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, fitueses me origjinë shqiptare të çmimit Nobel për paqe”, shkruhet në njoftimin për media, të Ambasadës.
Ambasada shkruan se bamirësia nxit njerëzit, shoqatat për të zbutur “ndikimet negative të krizave humanitare dhe ndihmon në përmirësimin e shërbimeve në mjekësi, edukim, strehim dhe mbrojtjen e fëmijëve”.