Ambasada e SHBA-ve mbështet vazhdimin e diskutimit në Këshillin Politik të ndryshimeve kushtetuese

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve mbështet vazhdimin e diskutimit në Këshillin Politik të ndryshimeve kushtetuese

Ambasada e SHBA-ve deklaroi se është thelbësore dialogu mes shumicës dhe opozitës për të arritur një marrëveshje për zbatimin e Reformës Zgjedhore.

Në një deklaratë në Facebook, ambasada shkruan se miratimi i ndryshimeve kushtetuese “ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”

Ajo pohoi më tej se mirëpret angazhimin e opozitës për të vazhduar dialogun në Këshill Politik duke theksuar se “e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar.”

Ambasada e SHBA-ve deklaroi se do të shohi nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të njëjtin qëndrim mbajtën dhe ambasadorët e BE-së, Britanisë, Gjermanisë si dhe zëdhënsja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE Ana Pisonero.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>