Ambasada e SHBA-ve përshëndet emërimin e prokurores Kajana në SPAK

Nga Exit News
Ambasada e SHBA-ve përshëndet emërimin e prokurores Kajana në SPAK

Ambasada e SHBA-ve përshëndeti emërimin e prokurores Manjola Kajana në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Në një postim në Twitter, ambasada pohoi se rritja e kapaciteteve të kësaj prokurorie do të thotë më pak mundësi për fshehjen e të paskrupujve.

“Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt.”

Manjola Kajana është prokurorja e 13-të që emërohet në Prokurorinë Speciale Anti Korrupsion (SPAK).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e emëroi, të hënën, Kajanën si anëtare të SPAK-ut, pas kalimit të të dyja shkallëve të procesit të vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>