Ambasada e SHBA-ve përshëndeti miratimin e rezolutës për përkufizimin e antisemitizmit nga Kuvendi.
Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se ky është një hap që vazhdon traditën e shqiptatëve në mbrojtjen e hebrenjve.
“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”
Kuvendi miratoi sot një rezolutë për anti semitizmin.Nëpërmjet kësaj rezolute përcaktohet përkufizimi i antisemitizmit si më poshtë:
“Antisemitizmi eshte nje perceptim i caktuar per hebrenjte, i cili mund te shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike te antisemitizmit drejtohen ndaj individeve hebrenj ose Jo hebrenj dhe/ose ndaj prones se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare te komunitetit hebraik.”
Kjo rezolutë u propozua nga deputetët Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti.