
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar për mesazhet e publikuara dje nga Presidenti Meta të një diplomati të huaj për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim për televizionin A2 CNN, Ambasada shruan se “vendimet për zbatimin e agjendës së reformave merren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm nga institucionet përgjegjëse shqiptare, një pjesë e së cilave është krijuar pikërisht në kuadër të reformës në drejtësi”.
Ambasada ka bërë të qartë se kanë një “shkëmbim të rregullt me partnerë shqiptarë dhe ndërkombëtarë”, në mbështetje të reformës.