Nga data 21 shtator, personat me banim jashtë prefekturës së Athinës, në aplikimet për pasaporta biometrike, duhet të plotësojnë një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës, për të marrë me postë dokumentin biometrik.
Njoftimin e dha Ambasada shqiptare në Athinë, ditën e hënë (21 shtator).
Të gjithë personat që kanë aplikuar deri në datën 20 shtator, kanë të drejtën të autorizojnë një person të tretë për të tërhequr fizikisht pasaportën pa pagesë, pranë K.E.P (Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve).