Ambasadorët Soreca dhe Kim mesazhe të koordinuara mbështetjeje SPAK-ut

Ambasadorët Soreca dhe Kim mesazhe të koordinuara mbështetjeje SPAK-ut

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë shprehur sot mbështetjen e tyre për Prokurorinë Speciale SPAK

Ambasadori  Soreca u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK Arben Krajën.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca tha se ata kanë diskutuar për sfidat e SPAK si institucion të ri I reformës në drejtësi:

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.”

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter:

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”

Aktualisht SPAK është në fazën e testimit dhe intervistimit të kandidatëve për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pritet që ky proces të zgjasë rreth 2 muaj.

Po ashtu, paketa e qeverisë kundër krimit dhe parave të pista, parashikon që njësia special OFL të dërgojë në SPAK  formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, plotësuar nga personat me rekorde kriminale. SPAK-u që ka afat 15 ditë për tu shprehur mbi to, në rast se SPAK ka dyshime se  subjekti nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë, atëherë ai e dërgon çështjen në gjykatën speciale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>