Ambasadori amerikan fushatë për votat e PD-së

Ambasadori amerikan fushatë për votat e PD-së

Ambasadori Amerikan duket se po zhvillon një fushatë për të siguruar votat e nevojshme për të miratuar refomën në drejtësi më 21 korrik në Kuvend.

Sot, Zoti Lu është takuar në një kafe të Tiranës me deputeten demokrate Majlinda Bregu, e cila ka pranuar se biseda mes tyre ka qenë për reformën në drejtësi dhe për kompromisin politik për të.

Ky takim ka ndodhur në të njejtën kohë kur PD ka paraqitur një propozim të ri për pikën e debatuar të mënyrës së zgjedhjes së ane4tarëve të disa institucioneve të rëndësishme që krijon reforma (shih këtu dhe këtu për më shumë).

Takimi i sotëm është i disati i takimeve individuale të Ambasadorit Lu me deputetë të PD-së. Para një jave, ai u takua në një kafene me deputetin Astrit Patozi, ndërsa tre javë më parë ishte takuar me deputetin Eduart Selami.

Duket se ambasadori amerikan po shënjestron deputetët e PD-së të cilët janë lënë mënjanë nga Kryetari Basha dhe kanë pasiguri për karrierën e tyre politike brenda PD-së.

Me gjasa disa prej tyre mund ta shfrytëzojnë votimin mbi refromeën në drejtësi për t’u hakmarrë ndaj Zotit Basha për këtë mënjanim

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>