
Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner kundërshtoi projektligjet e qeverisë Rama për kontrollin e medias online.
Pyetur nga mediat gjatë një vizite në Elbasan, Zoti Steiner theksoi se liria e medias është një e drejtë thelbësore:
“Unë personalisht mendoj se liria e shtypit është një element shumë i rëndësishëm i Kushtetutës së vendit dhe mendoj se e gjitha është një proces. Liria e shtypit është një e drejtë themelore.”
Ambasadori mbështeti qendrimin e Komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic, e cila një ditë më parë i kërkoi parlamentit shqiptar të mos miratojë paketën e ligjeve për median, pasi nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe janë cenim i drejtëpërdrejtë i lirisë së shprehjes.