Ambasadori Lu për Zërin e Amerikës – Pikat kryesore

Ambasadori Lu për Zërin e Amerikës – Pikat kryesore

Dje, Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dha një intervistë për Zërin e Amerikës. Më poshtë janë disa citime të rëndësishme nga intervista:

  • “Si njeri që ka jetuar këtu një vit, do të thosha se ekzistojnë disa lidhje serioze midis këtyre dy botëve [krimit dhe politikës] dhe ka shumë rëndësi për të gjithë shqiptarët, që të mbështesin procesin e ndarjes së këtyre dy botëve
  • “Në një vend normal, në një demokraci normale, asnjë kriminel nuk dëshiron të jetë në politikë. Kjo është diçka e keqe për biznesin, tërheq vemendje te aktivitetet kriminale. Këtë duam ne që të ndodhë në Shqipëri, pra, që kriminelët të thonë: do t’i bëja dëm punëve të mia, po të futesha në politikë.
  • “Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar ta mbështesë reformën dhe t’i mbajë udhëheqësit e tij përgjegjës për të.
  • “…përparësia kryesore e qeverisë amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat, në mënyrë që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe cila është reforma kryesore e nevojshme për këtë proçes? Qartazi është reforma në drejtësi.”
  • “ Ajo që shohim sot në Shqipëri, edhe në Universitetin e Tiranës, po shohim një dëshirë, një përpjekje, për t’u ngritur kundër korrupsionit. Kjo do të sjellë ndryshimin e mentalitetit të korrupsionit. Kjo do të sjellë fundit e korrupsionit.”
  • “Ne jemi shumë të angazhuar për zhvillimin e sektorit të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri dhe të shtypit të pavarur, që të shërbejnë si vëzhguese të abuzimeve nga qeveria ose opozita.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>