
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin Twitter se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.
Ky është takimi i dytë i kreut të SPAK me partnerët ndërkombëtar, pas takimit të mëngjesit të së enjten me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Soreca bëri me dije se takimi u fokusua në arritjet e SPAK, por edhe te rëndësia e fillimit të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjithashtu Soreca shton se Bashkimi Europian është “gati për të vazhduar sigurimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.”