“Nëse mbani në dorë një orë më të shtrenjtë se makina ime, atëherë jeni gjyqtarë të korruptuar.”
Kjo është deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu, i pranishëm sot në mbledhjen e Konferencës Gjyqësore. Ambasadori i kërkoi të gjithë gjyqtarëve të korruptuar të lënë profesionin, në të kundërt ata do të futen në burg sapo të realizohet reforma në drejtësi.
“Nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore, atëherë je i korruptuar dhe nuk duhet të jesh më gjyqtar” – u shpreh ai.
Zoti Lu, në fjalën e tij, mbështeti punën e gjyqtarëve të ndershëm dhe u shpreh optimist për ndryshimet që pritet të sjellë reforma në drejtësi.