BE dhe Banka Evropiane për Zhvillim, BERZH ka dhënë 40 milionë euro ëpr zhvillimin e turizmit të gjelbër në vend. Kështu u shpreh Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, për median gjatë një vizite në Sarandë, të premten.
Soreca deklaroi se është kthyer në një ambasador të turizmit shqiptar përmes promovimit të qyteteve në rrjetet e tij sociale:
“Nëse shikoni rrrjetin tim social, e keni parë që jam bërë një ambasador i turizmit në Shqipëri për bukurinë që ofron Shqipëria, që miqtë e mi të vijnë këtu sepse miqtë e mi europianë duhet të vijnë këtu”.
Ai kërkoi bashkëpunim të të gjithë aktorëve të turizmit “që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë dhe të zgjasë”.