Ambasadori Walker: Çështjet ekonomike nuk mund të zgjidhin problemet Kosovë-Serbi

Nga Die Morina
Ambasadori Walker: Çështjet ekonomike nuk mund të zgjidhin problemet Kosovë-Serbi

Ambasadori William Walker ka deklaruar se ekonomia nuk mund të zgjidhë problemin politik midis Kosovës dhe Serbisë.

Walker e bëri këtë koment në një intervistë për BBC në Serbi, ku ai gjithashtu kritikoi Bashkimin Evropian për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Walker citohet të ketë thënë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump me siguri është më i interesuar në çështjet ekonomike sesa ato politike, duke shtuar se nëse këto marrëveshje [ekonomike] janë të suksesshme, do të ishte mirë për rajonin.

“Sidoqoftë, kam frikë se trajtimi vetëm i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhte problemet politike që mbeten të hapura, me të cilat Bashkimi Evropian po merret me negociata për vite pa shumë sukses,” u shpreh Walker.

Ai nuk ka shumë pritshmëri për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në dokumente të veçanta, nga Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç Kjo, siç tha Walkeri, është sepse “kjo Shtëpi e Bardhë është e njohur për fjalë të mëdha në fushën ekonomike në SHBA, të cilat nuk realizohen”.

William Walker është i njohur dhe i respektuar në Kosovë sepse ai ishte zyrtari i parë ndërkombëtar që raportoi masakrën në fshatin Reçak në 1999, ku 45 civilë u vranë nga forcat serbe.

Në kohën e luftës, Walker ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë. Ndërsa vizitoi vendin e ngjarjes, ai tha se viktimat ishin civilë dhe vrasjet e tyre ishin një “krim kundër njerëzimit”.

Kjo deklaratë ishte një nga momentet kryesore që çoi në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të Presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Serbia e mohon krimin, ndërsa në vitin 2019 presidenti i saj Aleksandar Vuçiç deklaroi se “e gjitha ishte sajuar nga një mashtrues dhe shpikës global, Walkeri”.

Një statujë e William Walkerit u vu në 18 vjetorin e masakrws në vendin përkujtimor të fshatin e Reçakut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>