Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar arrestimet e fundit të kryera nga SPAK për abuzim me tenderin e furnizimit me uniforma të Policisë së Shtetit. Ajo shkroi në Twitter se:
“Më vjen mirë që shoh veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi me prokurimet publik është njësoj si të grabisësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e ShBA-ve, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA-ve për Shqipërinë, për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve” të tyre. Ky është një krim”.
SPAK arrestoi të shtunën 9 zyrtarë të Agjensisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, me akuzën e korrupsionit në tendering prej 23 milionë eurosh.