Ambasadorja amerikane Kim përshëndet arrestimet e SPAK kundër korrupsionit

Nga Exit News
Ambasadorja amerikane Kim përshëndet arrestimet e SPAK kundër korrupsionit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar arrestimet e fundit të kryera nga SPAK për abuzim me tenderin e furnizimit me uniforma të Policisë së Shtetit. Ajo shkroi në Twitter se:

“Më vjen mirë që shoh veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi me prokurimet publik është njësoj si të grabisësh nga të  gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e ShBA-ve, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA-ve për Shqipërinë, për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve” të tyre. Ky është një krim”.

SPAK arrestoi të shtunën 9 zyrtarë të Agjensisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, me akuzën e korrupsionit në tendering prej 23 milionë eurosh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>