Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim reagoi të premte në lidhje me raportin e SPAK mbi personat e përfshire në krime zgjedhore.
“Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe,” shkruan Kim në një postim në Twitter.
Sipas ambasadores, këtu përfshihen ata që angazhohen në blerje votash apo ata që intimidojnë dhe nxisin dhunë.
“SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore,” shton Kim, duke ndarë edhe linkun e raportit të fundit të SPAK mbi këtë çështje.