Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot (15 shtator) një prej projekteve për asgjësimin e municioneve në Shqipëri, financuar nga programi i Ndihmës Humanitare të Minave, të Komandës Evropiane të Sh.B.A. (EUCOM).
Ky projekt drejtohet nga Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak dhe ka për qëllim minimizimin e rreziqeve dhe ndikimeve të mbetjeve eksplozive të luftës.
Në këtë vizitë, Ambasadorja shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka.
“Ky është vetëm një shembull se si partneriteti amerikan-shqiptar për mbrojtjen po e bën Shqipërine një vend më të sigurt për të jetuar. Krah për krah”, shkruan ambasada e SHBA-ve në Tiranë në një postim në Facebook.