
Ambsadorja amerikane, Yuri Kim ndau të enjten në rrjetin Twitter një mesazh të Minsitrisë së Jashtme greke mbi marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.
Ministria publikoi një moment nga takimi i ambsadores së re shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga dhe minsitrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias me rastin e 50 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Takimi u përqendrua “në vrullin pozitiv për bashkëpunimin dypalësh dhe ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, lexon mesazhi i ndarë nga ambasadorja Kim.