Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u shpreh se kush përfshihet në korrupsion do të dënohet. Pas arrestimit të kryebashakiakut të Lushnjes Tushe, Kim shkroi në Twitter se:
“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion – pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni – tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”.
SPAK arrestoi Fatos Tushen, kryebashakiakun e Lushnjes për korrupsion me fondet publike, të martën. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja njoftoi të hënën se ka shume presion për denimin e abuzuesve me fondet shtetërore, dhe së shpejti do të kishte rezultate edhe në ketë drejtim.