Ambasadorja e SHBA-ve Kim apel politikës të heq dorë nga grupet e armatosura

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim apel politikës të heq dorë nga grupet e armatosura

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim u shpreh në Twitter se grupet e armatosura të cilësdo parti i takojnë të shkuarës:

“Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë siglën e cilësdo parti politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – e kaluara e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë”.

Ajo dënoi ngjarjen e Elbasanit, dhe u shpreh se: “Dhuna e ndodhur në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet”.

Ajo i bëri thirrje partive politike të mos e përdorin këtë ngjarje për të sulmuar njëri-tjetrin dhe ndezur emocione përcarëse mes mbështetësve:

“Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar mizorisht një anë ose një tjetër, për të krijuar emocione përcarëse mes mbështetësve. Përkundrazi, ai duhet t’I bëj udhëheqësit të reflektojnë për menyrën se si mudn të shkëputen nga e kaluara drejt një të ardhme më të mirë”.

Ambasadorja përshëndeti edhe ndjesën e kërkuar nga Xhelal Mziu, për deklaratën e tij se çdo person që prek votën do të përfundojë si “ai në Elbasan”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>