
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim shprehu keqardhjen e saj për largimin nga jeta të Gjeneralit të Forcave të Armatosura Ndriçim Sallaku, si pasojë e Covid19.
“Jam thellësisht e trishtuar dhe e shokuar nga vdekja e Gjeneralit Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin të njihnin këtë patriot dhe të punonin me të për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ai u largua shumë shpejt. Ne i shpehim ngushëllimet tona familjes së tij. Qoftë i parajsës”, shkruan Ambasadorja Kim në Twitter.
Gjithashtu edhe Presidenti Meta shprehu ngushëllimet e tij për largimin e parakohshëm të Gjeneralit Sallaku.