Ambasadorja e SHBA-ve Kim: E trishtuar dhe e shokuar nga vdekja e Gjeneral Sallakut

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim: E trishtuar dhe e shokuar nga vdekja e Gjeneral Sallakut

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim shprehu keqardhjen e saj për largimin nga jeta të Gjeneralit të Forcave të Armatosura Ndriçim Sallaku, si pasojë e Covid19.

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e shokuar nga vdekja e Gjeneralit Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin të njihnin këtë patriot dhe të punonin me të për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.  Ai u largua shumë shpejt. Ne i shpehim ngushëllimet tona familjes së tij. Qoftë i parajsës”, shkruan Ambasadorja Kim në Twitter.

Gjithashtu edhe Presidenti Meta shprehu ngushëllimet e tij për largimin e parakohshëm të Gjeneralit Sallaku.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>