Ambasadorja e SHBA-ve Kim: KQZ mund të skualifikojë kandidatë për deputetë

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim: KQZ mund të skualifikojë kandidatë për deputetë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se disa nga kandidatët e partive politike do të skualifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s’kualifikoheshin. Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për paritë por dhe për kandidatët e tyre”, u shpreh ambasadorja nga Elbasani.

Ambasadorja i bëri thirrje drejtuesve politikë të partive “që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara”.

Ajo u shpreh se Elbasani është një qark i rëndësishëm ndaj “mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit”.

Ambasadorja përshëndeti edhe vendimin KQZ-së për ndalimin e përdorimit të celularit brenda vendit të votimit.

“Amerika ka qenë e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër. Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre dhe nuk do dalin nga goja ime, por mund ju mund ti shihni dhe ti gjeni”, theksoi ambasadorja.

Tri emrat e ndaluar nga SHBA-të janë ish-prokurori i përgjithshëm Llalla, ish-kryebashkiaku Dako dhe deputetin Tom Doshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>