Ambasadorja e SHBA-ve Kim përshendet marrëveshje e Shqipërisë me ExxonMobile

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Kim përshendet marrëveshje e Shqipërisë me ExxonMobile

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim përshendeti marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane të naftës ExxonMobile për kthimin e TEC-it të Vlorën në përpunim të gazit të lëngshëm. Ambasadorja e quajti “një marrëveshje strategjike e rëndësishme”, në një postim në Twitter, të shtunën.

Marrëveshja, sipas Kim “jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan mabasadorja’, përfundoi Ambasadorja.

Kompania Exxon mobile do të investojë në përpunimin e gazit të lëngshëm në TEC-in e Vlorës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>