
Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi të martën kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashin. Pas përfundimit të takimit asnjë nga palët nuk komentoi për median.
Ambasadorja i bëri thirrje disa kohë më parë KQZ-së të mos regjistriojë kandidatë për deputet të cilëve ju është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ajo ripublikoi vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes së vend të kryetarit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
PSD u regjistrua si parti disa ditë pas deklaratës së ambasadores. Ndërsa Tom Doshi deklaroi se do të jetë kandidatë i kësaj partie në 4 qarqe.