Ambasadorja e SHBA-ve thirrje SPAK të hetojë politikanët e korruptuar

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve thirrje SPAK të hetojë politikanët e korruptuar

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim diskutoi me drejtuesi i SPAK Arben Kraja për dënimin e politikanëve të korruptuar.

“U takova me shefin e SPAK KrajaArben për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti”, shkroi Kim të mërkurën në Twitter.

Ajo bëri një përmbledhje të punës së SPAK deri më tani:

“Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme