Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim falenderon SPAK për çështjet e hetuara

Nga Exit News
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim falenderon SPAK për çështjet e hetuara

Ambasada amerikane në Tiranë u shpreh se plotësimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit me 28 hetues do të ndihmojë SPAK të hetojë dhe ndjekë penalisht personat e përfshirë ne krimin e organizuar dhe korrupsion.

“Ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, shkroi ambasada e SHBA-vë në një postim në Facebook, të premten.

Ambasada, gjithashtu njoftoi takimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim me 15 prokurorët e SPAK për t’I falenderuar për punën e kryer deri më tani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>