Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka ftuar për të diskutuar një komentues në Facebook, i cili e quan atë “kineze”. Në një foto të ambasadores Yuri Kim në Pogradec, të postuar në Instagram, një komentues me emrin i.fisart ka shkruar:
“Miqësia shqiptaro-kineze është gjithmonë një histori e vjetër dhe e këndëshme. Kalofshi sa më mirë në Pogradec”.
Këtij komenti, ambasadorja ju përgjigj:
“Jam e habitur nga komenti juaj. Unë ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një diskutim. Unë mund t’ju tregoj për historinë e vendit tim si një “Komb i Emigrantëve” dhe ju mund të më thoni pse mendoni se jam “Kineze”. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për kafe dhe një bisedë. Është një ftesë e sinqertë”.
Ftesa e ambasadores u mirëprit nga komentuesi.
Ambasadorja Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson Shtetet e Bashkuara si Ambasadore.