Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim kujtoi sërish në Twitter se të hënën, 26 prill, në vend do ët jenë të pranishëm 800 trupa ushtarake amerikane.
Ata do të të stërviten në kuadër të operacionin të NATO-së Defender 21. Kjo është stërvitja më e madhe ushtarake e organizuar në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria është vendi pritës i organizimi të stërvitjes ushtarake më të madhe të ushtarëve ameriaknë në Evropë me pjesëmarrjen e NATO-s. Në vend do të vijnë 6000 ushtarë amerikanë që do të stërviten së bashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s.
Nisma Defender – Europe e krijuar 25 vjet më parë është një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me pjesëmarrjen e NATO-s.
Ajo është stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë me rreth 20 mijë ushtarë të dërguar nga SHBA-të në Evropë. Kjo nisëm u krijua për të treguar angazhimin e SHBA-ve në NATO dhe mbështetjen për vendet aleate në Evropë e jashtë saj.