Ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim takon deputetët e rinj të PD-së për çështjen Berisha

Ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim takon deputetët e rinj të PD-së për çështjen Berisha

Ambasadorja  e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka takuar deputetët e rinj të PD-së për çështjen Berisha dhe situatën në vend. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në “Open”, të hënën konfirmoi se ai ishte një ndër të ftuarit.

Sipas tij, takimet kishin për qëllim marrjen e mendimit të deputetëve të rinj mbi situatën:

 “Një grup deputetësh të PD janë thirrur në ambasadën amerikane. Nuk mund ta them për çfarë kemi folur pasi është konfidenciale, por kanë dashur të dinë këndvështrimin e anëtarëve të rinj, të grupit parlamentar, të të rinjve, unë si drejtues i forumit rinor si gjykoj ndër të tjera dhe për këtë çështje dhe si e gjykoj aktualitetin politik. Sigurisht nuk i lëviz presjen se qëndrimi im ka qenë i prerë. Është diskutuar mbi aktualitetin, mbi situatën, është kërkuar të merret një opinion dhe është patur mundësi të bëhet dhe një farë “poll” se çfarë mendojnë njerëzit brenda kësaj force politike”.

Praninë e një grupi deputetësh të PD në ambasadën amerikane e konfirmoi edhe nënkryetari i PD-së Alfred Rrushaj.

I ftuar në Opinion, të hënën ai u shpreh se:

“Unë nuk jam një nga ata, por në dijeninë time ka patur takime mes zyrtarëve amerikanë dhe ambasadores lidhur me këtë çështje”.

Të njëjtën gjë kanë konifrmuar edhe dy deputetë e PD-së disa ditë më parë, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>