Ambasadorja hollandeze në Tonight Ilva Tare – Përmbledhje e intervistës

Ambasadorja hollandeze në Tonight Ilva Tare – Përmbledhje e intervistës

Ambasadorja e Hollandës në Tiranë, Dewi van de Weerd, ka dhënë dje një intervistë për emisionin e lva Tares në Ora News. Ndër të tjera ajo deklaroi:

  • …. është shumë e rëndësishme për qeverinë shqiptare ti thotë popullit të vet se nuk ia vlen të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil diku tjetër..”
  • “…mendoj se është tepër e rëndësishme për qeverinë shqiptare të krijojë mjedisin e duhur që i ben njerëzit të mendojnë se ja vlen të qëndrojnë në vend, në vend që të largohen prej tij në atë mënyrë…. I takon qeverisë të krijojë një mjedis të mirë jetese për qytetarët e vet.”
  • “Në Hollandë zero për qind kanë përfituar azil. Asnjë mundësi. Zero.”
  • Nëse reforma në drejtës i nuk miratohet “mendoj se populli juaj do të vuajë shumë sepse çdo shqiptar që takoj, mendoj që 97 për qind e shqiptarëve janë të bindur që gjykatësit janë të korruptuar. Mendoj se e para është që njerëzit do të vuajnë shumë, kjo është e keqja e shumë gjërave dhe për ekonominë, për njerëzit që nuk do e kenë të mundur të gjejnë të drejtën nëse e kërkojnë dhe sigurisht do të jetë shumë keq për proçesin e integrimit europian.”
  • “… Mendoj se ka një formë të pandëshkueshmërisë në këtë vend dhe ka një mentalitet korrupsioni që ekziston në shumë shtresa të shoqërisë. Mendoj se sistemi ligjor mund të funksiononte më drejtë nëse njerëzit nuk do ta kishin këtë mentalitet, pra, mendoj së duhet ndryshuar mentaliteti dhe për këtë asnjë komunitet ndërkombëtar nuk mund t’ju ndihmojë. Duhet ta bëjnë profesionistët shqiptarë dhe populli shqiptar.”
  • “Mendoj se gjithashtu edhe media nuk duhet të pranojë kur sheh sjellje të korruptuar të ndodhin dhe të përpiqet ta bëjë të dukshme.”
  • “Unë jam habitur vërtetë kur lexova para pak kohësh që prokurori po riorganizon njësinë e tij antikorrupsion sepse nuk ka shumë çështje. Kjo është shumë e çuditshme, nëse antikorrupsioni është një nga prioritetet dhe nuk ka shumë çështje të hapura, atëherë është e qartë se diçka nuk po funskionon.”
  • “Shikoj kaq shumë makina luksoze që qarkullojnë këtu dhe mund t’ju them se ka më shumë makina luksoze në rrugë këtu se sa në Hollandë. Gjithmonë kam pyetur veten si është e mundur dhe pse njerëzit nuk duan të dinë për zotëruesit e këtyre makinave? Kjo mund të çojë në një drejtim të qartë se ku ndodhet krimi i organizuar.”
  • “…..nuk shoh ndonjë të dhënë këtu, nuk shoh peshq të mëdhenj prapa hekurave dhe mendoj se për shumë njerëz shqiptarë ekziston ndjesia se ka njerëz të paprekshëm në këtë vend dhe kjo shkakton gjithashtu pandëshkueshëmërinë.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>