Ambasadorja amerikane në Tiranë i ka kërkuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha të përjashtojë nga grupi parlamentar ish- kryeministrin Sali Berisha.
Pas takimit me Bashën, ambasadorja e kërcënoi me izolim ndërkombëtar PD-në nëse nuk shkeputet nga Berisha.
“Është tragjike për një parti që të hajë bar për fatin e një njeriu”, u shpreh Kim duke iu referuar parrullës së Enver Hoxhës se ” bar do të hajmë dhe markzizëm – leninizmin nuk do e tradhëtojmë”.
“Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”, shtoi Kim.
Sali Berisha u shpall non grata nga SHBA-të për akuzën e korrupsionit. Ai e ka paditur në një gjykatë në Francë sekretarin amerikan të shtetit.