Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka rikujtuar thirrjen për partitë politke për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë.
Përmes një postimi në Twitter, Kim citoi fjalën e kandidatit për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken, i cili është shprehur se do të punojnë duke luftuar korrupsionin.
Postimi i plotë i Kim:
“Nëse doni të dini nëse paralajmërimi (për kandidatët për deputetë) është i vlefshëm, kjo është ajo që ka thënë kandidati për Sekretar Shteti, Tony Blinken përpara Senatit: “ Ne duam të rrisim punën duke luftuar korrupsionin”
Kim ka bërë thirrje disa herë drejtuesve të partive politike për vetingun e kandidatëve për deputetë.