Ambasadorja Kim: KLGJ-ja të ngrejë Gjykatën e Lartë në 2021, mungesa e saj vonon rrugën drejt BE-së

Nga Exit News
Ambasadorja Kim: KLGJ-ja të ngrejë Gjykatën e Lartë në 2021, mungesa e saj vonon rrugën drejt BE-së

Ambasadorja e ShBA-ve, Yuri Kim i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të përmbushë premtimin e tij për ngritjen e Gjykatës së Lartë deri në fund të 2021.

Në një postim në Twitter, Kim pohoi se mosfunksionimi i kësaj gjykate, vonon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”

Gjykata e Lartë ka 3 nga 19 anëtarë që duhet të ketë. KLGJ-ja ende po shqyrton 8 kandidatura për 6 vende në GJL.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme