Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim falenderoi ish zëvendës ministrin e jashtëm, Gent Cakaj për punën e bërë gjatë kësaj periudhe.
Përmes një postimi në Tëitter, Kim shkruan:
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet, përfshirë NATO dhe aleatët. Miqësia mes dy vendeve tona vazhdon, për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!”
Kim deklaroi se mirëpret bashkëpunimin me Niko Peleshin në krye të ministrisë së mbrojtjes.
Cakaj njoftoi këtë të martë se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendës ministrit. Vendin e tij do ta zërë Olta Xhaçka.