Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u shpreh se pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetshëm i ka ardhur fundi.
“Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit”, tha Yuri Kim për gazetarin Blendi Fevziu, në ‘Opinion’.
“Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate”, shtoi ambasadorja.
Kim u shpreh se reforma në drejtësi po ecën përpara, dhe njerëzit që nuk e duan reformën duan që ajo të ngeci:
“Ata që nuk e duan reformën në drejtësi paraqesin pritshmëri tepër të larta që nuk mund të arrihen tani; mendoj se po krijojnë këtë përshtypje sikur reforma në drejtësi, BKH, prokuroria e posaçme, SPAK, janë si ndonjë film aksion”.
Ndërsa për hetimet e SPAK ndaj inceneratorëve, Yuri Kim tha se:
“Në javët dhe muajt e fundit kemi parë çështje që janë ngritur, që po ndiqen penalisht, dhe mendoj se do të shohim disa rezultate”.