
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim përgëzoi Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK për kapjen e 400 kilogramë kokainë në Kosovë.
Në nje postim, në Facebook, Ambasadorja Kim shkroi se:
“SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar, DEA, luajtën një rol të rëndësishëm në këtë sulm kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar”.
Në një hetim ndërkombëtar, të hënën, u kapën 400 kilogramë kokaine të fshehura në një ngarkesë me pula të ngrira. Ngarkesa u porosit nga një kompani shqiptaro-kosovare.