
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim përshëndeti operacionin e riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-Hol, në Siri. Ambasdorja i bëri thirrje vendeve të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga Siria.
Më poshtë postimi i plotë i Ambasadores Kim:
“E mrekullueshme të shoh këto fëmijë të pafajshëm të lirë nga ISIS. Shpresoj se hapa të tjerë do të merren. Qeveritë duhet të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga Siria, që ata të rehabilitohen dhe për ata që kërkohen duhen të përballen me ligjin”.