
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim shprehu gadishmërinë e SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.
“Misioni ynë i USAID ka mbështetur reforma të rëndësishme në Shqipëri dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë si partner. SHBA gati tju mbështesin ndërsa bëni këto ndryshime për anëtarësimin në BE”, u shpreh Kim gjatë aktivitetit të zhvilluar nga Ministria e Jashtme për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Ambasadorja përshëndeti punën e Shqipërisë në drejtimin e presidencës së OSBE-së.
“Udhëheqja e Shqipërisë në OSBE është dëshmi e kontributeve të shumta që Shqipëria mund të japë në skenën botërore. Ka qenë nder për mua të jem këtu, të njoh njerëzit”, u shpreh Ambasadorja.