Ambasadorja Kim viziton Koço Gliozhenin: Rikujton ndihmën e SHBA-ve në luftën ndaj Covid në vend

Nga Exit News
Ambasadorja Kim viziton Koço Gliozhenin: Rikujton ndihmën e SHBA-ve në luftën ndaj Covid në vend

Ambasada amerikane, ka njoftuar përmes rrjetit Twitter, vizitën e ambasadores Kim në maternitetin Koço Gliozheni pasditen e së premtes.

Zonja Kim është shoqëruar në takim nga zv. ministrat e Shëndetësisë, Rakacolli dhe Kapisyzi, si dhe drejtori i UNICEF Albania, Roberto de Bernardi.

Ajo ka përfituar nga rasti për të rikujtuar ndihmën që SHBA ka dhënë në kuadër të pandëmisë, përfshi edhe një sërë pajisjes, funksionimin e të cilave ka inspektuar.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë Shqipërisë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këto 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohje dhe 10 llamba fototerapie për njësinë e kujdesit intensiv neonatal në spitalin “Koco Gliozheni“,” shkruan njoftimi.

Ambasada ka përshëndetur mjekët dhe personelin shëndetësor, që lufton në vijën e parë kundër koronavirusit

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>