
Ambasasdorja e SHBA-ve Yuri Kim i bëri thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor të përjashtojë nga listat për deputet, Tom Doshin.
“Duke qënë se autoritetet shqiptare të zgjedjeve përgatisin zgjedhjet, ka vlerë të kujtohet ky vendim I cili u morr nga Sekretari amerikan i Shtetit pas një shqyrtimi të kujdesshëm të informacionit. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”.
Kështu shkroi ambasadorja Kim duke ripublikuar vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
Vendimi u morr në vitin 2018. SHBA-të i ndaluan hyrjen në vend Tom Doshit dhe familjes së tij për “përfshirje në raste madhore korrupsioni.”
“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”, përcaktojnë ligjet amerikane.
Ambasadorja Kim ka kërkuar nga partitë politike të zgjedhin figura me integritet për interesin e vendit.