Ambasadorja Yuri Kim përshendet mbërritjen e gjeneralëve amerikanë në vend

Nga Exit News
Ambasadorja Yuri Kim përshendet mbërritjen e gjeneralëve amerikanë në vend

Javën e parë të majit në vend do të vijnë disa general amerikanë për të vëzhguar stërvitjen ushtarake Defender21. Lajmin e dha Ambasadorja e SHAB-ve në Tiranë, Yuri Kim në një postim në Facebook:

“Lajm i mirë: Duke parë përpara për pritjen e disa gjeneralëve në javën e parë të majit si pjesë e Defender21. Ata do të monitorojnë mijëra ushtarë, marinarë dhe pilot ushtarak duke punuar sëbashku në nëj stërvitje ushtarake historike”.

Stërvitja ushtarake Defender 21 do të kryhet nga 26 prilli deri në 20 qershor 2021.

Shqipëria është vendi pritës i organizimi të stërvitjes ushtarake më të madhe të ushtarëve ameriaknë në Evropë me pjesëmarrjen e NATO-s. Në vend do të vijnë 6000 ushtarë amerikanë që do të stërviten së bashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s.

Nisma Defender – Europe e krijuar 25 vjet më parë është një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me pjesëmarrjen e NATO-s.

Ajo është stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë me rreth 20 mijë ushtarë të dërguar nga SHBA-të në Evropë. Kjo nisëm u krijua për të treguar angazhimin e SHBA-ve në NATO dhe mbështetjen për vendet aleate në Evropë e jashtë saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>