Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim prezantoi sot për qytetarët priorietet e saj kryesore gjatë punës si diplomate në Shqipëri.
Përmes një videoje në Facebook, ambasadorja Kim tha se ajo do të punojë kryesisht për tre prioritete kryesore :
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat europiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.”
Ambasadorja Yuri Kim u betua më 8 janar për të marrë detyrën në vend të Donald Lusë, ndërsa punën punën në Shqipëri e nisi më 23 janar.
Kim është ambasadorja e tretë grua në historinë e marrëdhënieve shtetërore mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Më parë SHBA-të i kanë përfaqësuar diplomatet Marisa Lino (1996-1999) dhe Marcie Berman Ries (2004-2007).