Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka përgëzuar punën e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion, SPAK. Në një postim në Twitter, të premten, Ambasadorja u shpreh se SPAk do të vazhdojë punën për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.
“U takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim.
SHBA-të dhe BE-ja i kanë bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme institucioneve të drejtësisë të vazhdojnë punën për dënimin e krimit dhe të kkorrupsionit në vend.