
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim bëri thirrje për sigurim të integritetit të votës. Ajo i përsëriti edhe njëherë kandidatëve politikë të vetëpërmbahen, deri në nxjerrin e rezultatit.
Postimi i ambasadores në Twitter:
Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.
Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.