Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi punën e opozitës parlamentare, në një intervistë për gazetarin Blendi Salaj, në teleVizionin A2.
Pasi lëvdoi deputetët e opozitës parlamentare, veçanërisht Rudina Hajdarin, për përballjen me vështirësi, Kim e ka konsideruar veprimtarinë e tyre kontribut për demokracinë:
“Ata që qëndruan në parlament bënë gjënë e duhur. Siguruan që demokracia të vazhdonte të funksiononte në Shqipëri.”
Duke ju referuar përpjekjeve të tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem me lista të hapura, pavarësisht mosdakordësisë së partive të mëdha, Kim u shpreh:
“Mendoj se është diçka e mrekullueshme që janë ambiciozë për popullin shqiptar, që duan më shumë e më shumë. Në një pikë të caktuar, do t’iu duhet të marrin disa vendime strategjike lidhur me çfarë është e rëndësishme tani dhe çfarë mund të arrihet më vonë. Kaq kam për të thënë për këtë”.